Si të pastroni siç duhet brushat dhe blenderët e grimit
Dezinfektimi i mjeteve tuaja është i lehtë dhe i nevojshëm – por ju mund të mos e bëni aq shpesh sa duhet.
Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se të kesh lëkurë të pastër varet nga disa faktorë, duke përfshirë një rutinë solide të kujdesit për lëkurën, dietën tuaj dhe gjenetikën. Por ajo që mund të mos dini është se nëse dëshironi që të gjitha përpjekjet që bëni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës t'ia vlejnë, atëherë do t'ju duhet të lani rregullisht edhe brushat e kozmetikës dhe sfungjerët e grimit (blenders).
Përveçse shkaktojnë transferim ngjyras, brushat dhe sfungjerët që nuk janë larë përmbajnë baktere që mund të çojnë në puçrra dhe akne. Plus, zhytja e pajisjeve të pista në grimin tuaj jo vetëm që transferon bakteret në fytyrë, gjithashtu transferon bakteret edhe në produktet tuaja.
Sa shpesh ju duhet të lani brushat e grimit?
Nuk ka diçka të caktuar shkenctarisht për këtë pyetje, por nëse përdorni brushat dhe sfungjerët e kozmetikës çdo ditë, është një ide e mirë t'i pastroni ato tërësisht një herë në javë. Megjithatë, nëse nuk mund ta bëni këtë, pastroni mirë të paktën çdo tjetrën javë.
Pastruesit e brushave janë zakonisht formula të lëngshme që vijnë në shishe me spërkatje duke e bërë të lehtë identifikimin e trajtimit të brushave tuaja. Ato kanë një përmbajtje të lartë alkooli që ndihmon në vrasjen e baktereve dhe janë të shkëlqyera për të hequr qafe pigmentin nga grimi. Por e vërteta është se ato nuk janë aq efektive në eliminimin e baktereve sa sapuni tradicional.
Si të thani brushat e grimit
Ju mund të tundoheni t'i vendosni të gjitha brushat e grimit në një pozicion të drejtë ndërsa ato thahen, por jo. Vendosja e brushave të lagura në këmbë mund të shkaktojë rrjedhjen e ujit në grimcën metalike, gjë që mund të çojë në myk.
Për të tharë brushat tuaja të grimit, vendosini anash në një peshqir, ose mund të blini një raft të veçantë tharjeje për brushat e grimit që do t'i lërë brushat tuaja të varen me kokë poshtë, në mënyrë që uji të rrjedhë nga brusha.
Sa shpesh duhet të zëvendësoni brushat e grimit?
Në përgjithësi, brushat e grimit zgjasin rreth një deri në tre vjet, por kjo do të varet nga materiali nga i cili janë bërë, si dhe sa shpesh i përdorni. Nëse vëreni se qimet e brushave tuaja po deformohen, po bëhen të ngurtë ose po bien, është koha për të marrë të reja. Sa i përket sfungjerëve dhe blenderave të grimit, ndërrojini ato çdo tre muaj.
Burimi: L'Oréal